YouTube do ofroje backlink, atyre qe meritojne!
Sot YouTube deklaroi se me template te ri ka ndryshuar edhe politika e tyre e privacy. Per ata site qe sjellin trafik te konsiderueshem ke YouTube do te kete nje cmim vertet te madh, backlink nga YouTube!

Ata qe kane njohuri mbi SEO e kane shume te qarte sa rendesi ka kjo gje. Me pak fjale motoret e kerkimit si Google, Yahoo etj kane algoritme shume komplekse per renditjen e rezultateve gjate nje kerkimi dhe nje nga faktoret qe merr pjese ne kete algoritem jane dhe backlinks. Pesha e tyre ndryshon nga siti qe kane prejardhjen. Dmth nje backlink qe vjen nga YouTube ka shume e shume vlere se sa nje backlink qe vjen nga tutorialeshqip.com
Per momentin ky projekt eshte beta por gjithsesi mbetet nje mjet qe shume webmastera do mundohen ta perdorur per te ritur ranking e tyre ne motoret e kerkimit.