Windows 7 RC publike me 5 maj

Windows 7 RC mbase do te publikohet me 5 maj 2009. Kjo date nuk eshte akoma zyrtare por eshte nje ze qe me sa duket ka shume te vertete pasi ka dale nga zyrat e Microsoft.

Ne qofte se do ishte hera e pare qe ndodh dicka e tille mund te konsiderohej thjesht si nje pakujdesi, por eshte hera e dyte qe Microsoft le te dalin jashte informacione akoma sekrete mbi publikimin e Windows 7RC.

Kesaj here nuk ka qene nje faqe do si do qe jep lajmin por siti Partner Program.

Te shtunen e kaluar, 18 prill, mund te lexohej: “Ne qofte se keni nje abonim ne Msdn ose TechNet, mund te shkarkoni W7RC menjehere. Ndryshe mund te shkarkoni W7RC duke nisur nga data 5 maj.”

Sic ka ndodhur edhe me para fjalia e inkriminuar u eliminua menjehere. Por tashme te gjithe jane te sigurt se leshimi per publikun i Windows 7 RC eshte shume i afert, 5maj 2009.

  • Share/Bookmark

Reth autorit