Versioni i ri i Facebook. Sondazhi: 90% e përdoruesve i thonë “jo” ndryshimeve
MILANO – Facebook ndryshon formatin dhe personat e regjistruar protestojnë, madje disa edhe janë larguar fare nga rrjeti social më i famshëm i kohëve të fundit.
Të zhgënjyerit, që e kanë konsideruar faqen e re si të komplikuar, janë të shumtë.
Protesta arrin deria aty sa të hedhë në rrjet grupin “Duam Facebookun e vjetër” në të cilin janë regjistruar mbi 800 mijë përdorues.
Një sondazh i posacëm , ka zbuluar se 91% e përdoruesve i ka thënë “jo” versionit të ri dhe ndryshimeve të bëra në faqe.
“Për cfarë po mendon” kjo është pyetja e re që të shtrohet në dritaren tënde në Facebook. Formati i ri i afrohet platformës “Tëitter” të cilën Facebook kërkoi ta blinte vjeshtën e shkuar, për shifrën e 500 milion dollarëve.
Por ,protestat e përdoruesve, duket se nuk i interesojnë themeluesit Mark Zuckerberg i cili ka hedhur poshtë cdo mundësi për tu rikthyer në versionin e vjetër, duke theksuar se edhe ndryshimet e mëparshme janë pranuar me vështirësi por numri i përdoruesve ka ardhur gjithmonë në rritje.
(e.n/corriere/balkanweb)