SEO, si te optimizojme URL per motorat e kerkimit


Ne kete artikull do te shkruaj disa keshilla ne lidhje me optimizimin e URL te faqes tuaj per motorat e kerkimit.

Fjalet ti ndaj me vize te poshtme apo vize normale?

Nje nga dilemat qe mund te keni eshte menyra se si shkruani url e faqeve te sitit tuaj. Menyrat jane dy por vetem njera eshte SEO friendly.

Menyra e pare :

www.tutorialeshqip.com/url_menyra_e_pare.html

Menyra e dyte:

www.tutorialeshqip.com/url-menyra-e-dyte.html

Ne pamje te pare te vjen te mendosh qe ska asnje ndryshim, por ne te vertet spiderat e motorave te kerkimit i lexojne ndryshe. Ne rastin e pare nje spider url do e lexonte si urlmenyraepare, ndersa ne rastin e dyte do e lexonte url menyra e dyte. Duket qarte qe rasti i dyte eshte SEO friendly. Menyra e dyte ju lejon te vendosni fjalekyce ne url te faqeve tuaja duke lejuar nje pozicionim me te mire ne SERP.

Cfare prapashtese te perdor per faqet e mija?

Faqet mund te kene prapashtesa te ndryshme si psh: htm, html, php, asp, jsp, cf, cfm etj. Inxhinjeret e Google garantojne se prapashtesa e faqes nuk influencon ne asnje menyre ne algoritmin e tyre. Por mendimi im personal eshte qe prapashtesa html eshte me e mira. Kjo sepse faqet html jane ato me te thjeshtat dhe deri me sot duket qarte se Google parapelqen thjeshtesine dhe nuk i ka shume qejf gjerat e nderlikuara.

Url dinamike

Url dinamike jane ato qe brenda tyre permbajne karakteret jolly si ‘?’ apo ‘&’. Shembull:

www.tutorialeshqip.com/?a=url&b=dinalime&c=shembull/

Url dinamike kane qene per nje kohe te gjate ne qender te diskutimit. Kohet e fundit Google ka bere nje sqarim ne lidhje me kete ceshtje. Sipas Google url qe permbajne me shume se dy karaktere jolly nuk do te merren parasysh nga mototri i kerkimit. Url e shembullit nuk do te merret parasyhs nga spiderat.

Gjithashtu url qe brenda tyre permbajne karakterin ‘#’ do te priten ne piken ku gjendet ky karakter. Shembull:

www.tutorialeshqip.com/ancor#shembull/

Spider do lexoje url keshtu:

www.tutorialeshqip.com/ancor/

Me kaq po e mbyll kete artikull. Shpresoj qe ndonjerit ti hyje ne pune :)

  • Share/Bookmark

Reth autorit