Oracle ja doli aty ku Ibm falimentovi dhe HP u terhoq: edhe pse marveshja midis Big Blue dhe Sun Microsystems dukej akoma e mundshme, ishteproducenti i madh i database me te famshme qe bleu krijusin e Java.
Operacioni, tashme i aprovuar nga keshilli i administrimit te Sun, do i kushtoje Oracle 7,4 miliard USD (5,7 miliard €), ose me sakte 9,5 USD per aksion.
Detajet mbi blerjen, e cila nuk eshte krejt e papritur duke konsideruar partnership e gjate midis ketyre dy firmave dhe zerat qe flisnin per nje shkrirje qysh me 2006, do te percaktohen ne menyre perfundimtare brenda veres.
Ne kete menyre Sun mund te perballoje nje situate jo shume te mire. Ndersa Oracle, qe ka mbyllur trimestrin e pare me fitime me te medha se sa pritej, ka deklaruar qe operacioni do te prodhoje fitim qysh vitin e pare.
Nepermjet ketij operacioni MySql, database open source, e blere nga Sun ne shkurt 2008 tashme eshte ne duart e Oracle. Koha do te na tregoje se si do te zhvillohen keto dy teknologji qe deri dje ishin konkurente.