MOSKE-Virus i ri kompjuterik mund t’i zbrazë llogaritë bankare të shumë rusëve dhe nacionaliteteve tjera. Kështu bëri të ditur kompania ruse “Doktor Ueb”.
Sipas kompanisë, nëse virusi, i cili përfshihet në grupin e “kuajve të Trojës”, mund të infektojë softueret e ndonjë bankomati, e kështu do të mund t’i kopjojë të dhënat nga kartelat kreditore të personave që e shfrytëzojnë këtë aparat.
Me këtë, krijuesit e virusit pastaj do të mund t’i shfrytëzojnë të dhënat e kopjuara për “zbrazjen” e llogarive të viktimave eventualë.
Ekspertë të “Doktor Ueb” vlerësojnë se në krijimin e virusit të tillë janë përfshirë persona të punësuar në banka ose në kompani që prodhojnë softuerë për bankomatë.
Burimi: BalklanWeb