Internet Explorer 8

Microsoft ka publikuar lajmin se sot do të bëhet i mundur përdorimi i versionit të fundit të Internet Explorer, i cili ka evoluar deri tek versioni 8.
Pas gati një vit përgatitje Internet Explorer 8 do të jetë në dispozicion të të gjithë atyre që përdorin internetin në 25 gjuhë të ndryshme botërore.
Në të njëjtën kohë Microsoft ka publikuar edhe raportin e vet i cili thotë se Internet Explorer 8 është dukshëm më i sigurt sesa shfletuesit konkurrentë nga Mozilla e Google.
Raportin për Microsoftin e ka kryer kompania NSS Labs e cila ka publikuar se IE RC1 është madje 69 për qind më i efektshëm në njohjen e sulmeve të ndryshme nga webi të cilat çdo ditë i ngacmojnë përdoruesit, derisa në vendin e dytë është kategorizuar Firefox, Safari në të tretin dhe Google Chrome në vendin e katërt.

Burimi: Balkanweb

  • Share/Bookmark

Reth autorit