HTML është shkurtim për HyperText Markup Language dhe nuk është një gjuhë programimi (gjuhë programimi janë C, C + +, Paskal, Java, PHP dhe scripting languages e asp, Perl, JavaScript).
Ajo më shumë është një gjuhe shenjash (ose ’shënuse’) që ju lejon të specifikoni se si duhen vendosur elementet brenda një faqe: udhëzimet jepen nëpërmjet shënuesve të posaçme, të njohur si “tags”.
Kjo do të thotë se HTML nuk ka mekanizma për të marrë vendime dhe është i paaftë për të kryer cikle ( “Përsërit këtë, deri sa kjo nuk ndodh “), e as elemente te tjereprogramimi.
HTML,edhe pse e pajisur me sintaksën e vet, nuk ka logjiken e plote te gjuheve te programimit: nëse ju harroni të mbyllni nje tag, nuk do te njoftoheni me mesazhe gabimi, por ndoshta nuk do të shifni ne
ekran faqen që dëshironi, ama asgjë tjetër. Ndonjëherë do të ketë edhe “truke” per te shfaqur faqen ne menyre korrekte me çdo browser.
Sygjerim: Mund te ndodhi qe edhe pasi te keni bere ndryshime ne kodin html te faqes suaj, menyra se si ajo shfaqet eshte e njejete me me pare. Per te pare faqen e “re” mjafton te beni refresh ne browserin tuaj.