Google e Yahoo kundër Xerox

Google, shërbimi i saj për video YouTube dhe Yahoo kanë ngritur kundërpadi ndaj kompanisë Xerox e cila i kishte paditur ato se në shërbimet e tyre të internetit shkelin patentat e saj në lidhje me udhëheqjen me dokumente.

Në fakt, Xerox ka ngritur padi kundër Google, YouTube e Yahoo në muajin shkurt duke pohuar se shërbimet e Google si Google Maps, YouTube e shërbimi për reklamim AdSense, si dhe veglat e internetit si Yahoo Shopping, shkelin dy patenta të kompanisë për të cilat Xerox kishte fituar të drejtat qysh në vitin 2001. Këto patenta mbulojnë teknologjitë siç është sistemi për gjenerimin e shprehjeve të cilat lidhen me dokumentet, si dhe metodat për integrimin e informatave nga dokumentet dhe burimet tjera.

Në kundërpadinë e tyre Google, YouTube e Yahoo kërkojnë deklaratë se si ata i shkelin patentat e kontestuara dhe nëse ato patenta janë të pavlefshme dhe si rrjedhojë Xerox nuk ka të drejtë në shpërblimin përkatës.
(m.a/BalkanWeb)

  • Share/Bookmark

Reth autorit