Facebook hedh në treg versionin në gjuhën arabe dhe hebraike

UASHINGTON- Rrjeti social më i famshëm në botë, “Facebook” që deri tani operonte në rreth 40 gjuhë, ka hedhur në treg edhe versionet në gjuhën arabe dhe në atë hebraike.

“Qëllimi i kësaj risie është ta shndërrojmë “Facebook” të kapshëm për të gjtha gjuhët në planet”- theksoi përfaqësuesi i sitit, Gasan Hadad.
Kompania e cila vitin e kaluar ka aktivizuar versionet e gjuhës franceze, spanjolle dhe gjermane, tani punon mbi sigurimin edhe të 60 gjuhëve të tjera.
“Facebook” u krijua në vitin 2004 nga ish-studenti i Hawardit, Mark Zukerbert. Sot përdoret falas nga mbi 175 milionë vizitorë. (e.n/ansa/Balkanweb)

  • Share/Bookmark

Reth autorit