
Facebook Account Security, funksionaliteti i ri i Facebook per te mbrojtur userat e tij.
Facebook kohet e fundit ka qene ne qender te vemendjes jo vetem per numurin e madh te userave (400 milion) por edhe per mungesen e privacy, menyren se si trajton te dhenat e cdo perdoruesi. Per kete arsye ka ndermare disa ndryshime per te ritur sigurine.
Nje nga keto eshte Account Security. Kete funksionalitet do e gjeni tek Account/Account Settings. Qellimi i ketij funksionaliteti eshte qe tju beje te ditur ne qofte se account juaj eshte perdorur nga kompjutera te ndryshem nga ato qe perdoroni zakonisht. Neper artikuj qe lexova sot per kete ceshtje thuhej qe mund te shkruash emrin e kompjuterit qe perdor zakonisht. Ne qofte se account juaj perdoret nga ndonje kompjuter tjeter mund te njoftoheni me email ose sms.
Por ne llogarine time ne Facebook vetem mund ta aktivizoja kete funksionalitet edhe me thoshte qe do njoftoheni ne qofte se llogaria ime do perdorej nga kompjutera qe une nuk perdor zakonisht. Mbase eshte akoma ne prove. Ne ditet ne vazhdim mund te kete ndryshime.
Gjithsesi ngelet dicka e mire per mendim tim, pasi te dhenat ne Facebook jane shume pak te mbrojtura. Shpresojme qe risi te reja te vijne se shpejti.